ARKATANA

Në Gjilan u mbajt debati me temën “Sfidat e të rinjve në Kosovë dhe në Mërgatë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësia për Rini e Komunës së Gjilanit, për nderë të mërgimtarëve, ka organizuar sot një debat me temën: Sfidat e të rinjve në Kosovë dhe në mërgatë, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga Gjilani dhe mërgata.

Debatin e ka përshëndetur shefi i Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli, i cili ka thënë se Komuna e Gjilanit në mënyrë permanente i ka mbështetur të rinjtë gjilanas, përfshirë nxënësit, studentët e organizatat rinore me anë të bursave e subvencioneve.

Ndërkaq, Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini, ka thënë se Komuna e Gjilanit ofron programe të ndryshme, përfshirë vullnetarizmin rinor, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve etj., derisa ka përmendur faktin se tashmë me objektin e ri modern, është lehtësuar puna për funksionimin e të rinjve në këtë Komunë.

Mobi Casa

Në debat kanë dhënë kontributet e tyre interesante edhe Diar Ramadani, Alora Hyseni, Valdrin Halimi, Indira Rexhepi, Arlind Ajvazim, Fatlum Agushi etj.

Ndërkohë, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, sot në ora 17:00 mbahet aktiviteti sportiv gjimnastikë-akrobacione, para platosë së teatrit të qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.