ARKATANA

Në Gjilan u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Agjendës së Kontratës Sociale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një ceremoni të veçantë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, kanë nënshkruar Agjendën e Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive.

Hyseni tha se fuqizimi i rolit të qytetarëve në vendimmarrje është njëra nga objektivat tona për këtë mandat dhe qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot.

Ai ka falënderuar USAID dhe shefen e programit, Sivia Susnjic, për fascilitimin e agjendës së Kontratës Sociale dhe që po mundësojnë pjesëmarrjen në këtë program, i cili theksoi se ka ndikuar shumë dhe do të vazhdojë të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes institucioneve dhe qytetarëve.

Hidromorava

“Ky program për synim kishte ngritjen e rolit të qytetarëve në vendimmarrje dhe ndërtimin e mekanizmave funksional që komunikimin qytetar – institucione komunale e avancojnë në shoqëri aktive dhe pjesëmarrëse në proceset lokale dhe institucione të përgjegjshme, llogaridhënëse e transparente, aktiviteti Kontrata Sociale rezultoi i suksesshëm që në afat të parë të implementimit”, ka thënë Hyseni.

“Diskutimet e frytshme e shumë përmbajtësore dhe aktivitetet e realizuara brenda dhjetë muajve, rezultuan në avancimin e këtij komunikimi institucione dhe qytetarë, shërbime cilësore dhe pjesëmarrje masive të qytetarëve në vendimmarrje”, theksoi kreu i Gjilanit.

Hyseni tha se përmes letrës së zotimit të cilën do ta nënshkruajnë sot bashkë me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, zotohemi solemnisht se do t’í përmbushim të gjitha zotimet e detajuara të agjendës së Kontratës Sociale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.