United Hospital

Në Gjilan u debatua për MSA-në dhe ndikimin te bizneset

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të “Javës së Europës”, në Gjilan është mbajtur sot debati i dytë me temën “Ndikimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave në biznes”, i cili është organizuar nga Zyra për Integrime Evropiane dhe në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci.

Debatin e ka hapur zyrtari komunal për integrime, Burim Elezi, i cili ka theksuar faktin se sot, shumë kosovarë, akoma nuk e dinë se çfarë do të thotë të integrohesh ne BE, për shkak se nuk është shpjeguar sa duhet procesi.

“Ne, si institucione lokale, por në veçanti ato qendrore, duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi informimit”, tha Elezi, i cili në cilësinë e panelistit, ka folur për aspektin ekonomik, politik dhe atë të legjislacionit.

Selim Daku, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, ka thënë se miratimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të shënoj fillimin e fazës së fundit të tranzicionit të vendit.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Gentrit Murseli, njohës i çështjeve europiane, ka vlerësuar se nëse MSA nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë, duke bërë reforma të thella ekonomike, Kosova humbë shumë.

“Në 3 vitet e ardhshme, Kosova duhet të bëjë reforma të thella fiskale, pra ekonomike, sikurse edhe në administratë dhe fusha tjera”, tha Murseli.

Ndërkohë, Uran Salihu, ekonomist, ka deklaruar se pas MSA-së dhe liberalizimit të vizave, bizneset e Kosovës ndoshta nuk do të mund t’i përballojnë produkteve të huaja, pra konkurrencës, derisa Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, tha se Kosova ka instrumente dhe duhet të punoj shumë për të mbrojtur cilësinë e produkteve të tregut tonë.

Betim Lafiti, ekonomist, tha se pas MSA-së, BE e njeh Kosovën, për shkak se nuk mund të realizohen marrëveshje pa qenë Kosova shtet, ndërsa kanë dhënë vlerësimet e tyre edhe Jona Musmurati, Ilir Vokshi e Rashit Gjaka./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.