ARKATANA

Në Gjilan trajnimet për vullnetarizmin vazhdojnë edhe këtë vit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot është duke u mbajtur trajnimi për vullnetarizmin, i organizuar nga Instituti për Promovimin e Edukimit, që ka qëllim rrjetizimin e organizatave dhe të rinjëve vullnetarë në shkëmbim përvojash dhe iniciativave rinore.

Gjatë vitit të kaluar sektori për rini ka trajnuar dhe certifikuar rreth 500 vullnetarë të rinjë por gjithashtu edhe janë bërë takime të shumta me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe aktiviteteve rinore.

Edhe këtë vit është e paraparë që të trajnohet numër i madh i të rinjëve, sepse përmes aktiviteteve të vullnetarizmit, mund të arrihet realizimi i aktiviteteve të ndryshme me rëndësi të madhe dhe në shërbim të shoqërisë.

Mobi Casa

Gjithashtu nga ana e saj Komuna e Gjilanit ka në skemën e saj të punës edhe krijimin e lehtësirave për vullnetarët dhe përparësi në fusha të ndryshme si në kulturë, sport, në bibliotekë etj.

Këto përparësi janë në zbatim edhe tani sepse vullnetarët kudo në botë, janë një kategori e rëndësishme e organizimit të shoqërisë, por edhe e potencial për të qenë në shërbim të interesit të përgjithshëm qytetarë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.