Në Gjilan themelohet Iniciativa Qytetare e Anamoravës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Nga këshilli iniciues kryetar deri në kuvendin zgjedhor është zgjedhur z.Isa Agushi. Koordinator për Kamenicë është zgjedhur Hamit Pireva. Ndërsa koordinator për Viti është zgjedhur Tasim Halabaku. Iniciativa do ta ketë qendrën në Gjilan.

Të shtunën në Gjilan është themeluar Iniciativa Qytetare e Anamoravës me veprim në Gjilan, Kamenicê, Viti, Novobërdê…

Kjo iniciativë erdhi si pasojë e pa kënaqësisë ndaj zhvillimeve politike në komunat e Anamoraves.

UBT

Grupi iniciues prej mbi 40 anëtarëve ka vendosur që përkohësisht emri të jetë Iniciativa Qytetare e Anamoravës deri në kuvendin zgjedhor.

Në themelimin e Iniciativës ishin prezent anëtarët nga Gjilani Kamenica, Vitia, Novobërda…

Po ashtu u votua edhe grupi punues prej 16 anëtarëve. Derisa është vendosur që edhe përfaqësuesit nga Kamenica, Vitia e Novobërda të themelojnë edhe degët në ato komuna.Nga këshilli iniciues kryetar deri në kuvendin zgjedhor është zgjedhur z.Isa Agushi.
Koordinator për Kamenicë është zgjedhur Hamit Pireva. Ndërsa koordinator për Viti është zgjedhur Tasim Halabaku. Iniciativa do ta ketë qendrën në Gjilan./rajonipress/