ARKATANA

Në Gjilan testit të maturës iu nënshtruan 2265 maturantë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani shquhet me organizime të mira e një organizim i mirë ka qenë edhe në ditën e testit të maturës, për mijëra maturantë që po përfundojnë shkollën e mesme.

Disa shkolla të komunës, ku është mbajtur testi i maturës janë vizituar edhe nga kryetari i komunës Qemajl Mustafa dhe drejtues të arsimit.

Mustafa ka thënë se ka parë një organizim të mirë dhe se edhe metodologjia ka ndërruar, andaj siç ka thënë ai pret që testi i maturës të rezultojë me suksese, bile edhe më të mirë se vitin e kaluar, kur kalueshmëria ishte rreth 80 përqind.

Hidromorava

“Jam i kënaqur me angazhimet e drejtorit dhe të gjithë personelit, që po bëjnë punë të mirë e kjo që pamë sot është rezultat i përpjekjeve për t’a rikthyer arsimin në gjendjen e duhur dhe për ta funksionalizuar atë”, ka thënë Qemajl Mustafa, që ka shtuar se nga viti në vit cilësia po rritet e Gjilani është ndër të parët në Kosovë sa i përket suksesit, disiplinës e vijueshmërisë.

Bujar Nevzati, drejtor i Arsimit, ka thënë se janë përgatitur mirë dhe puna po shkon mirë e mbarë. Këtë vit testit të maturës do t’i nënshtrohen 2265, prej të cilëve 1800 janë të rregullt dhe 465 të atillë që janë bartur nga vitet e kaluara. Besojmë se do të dalim mirë si komunë, ngase sivjet është punuar mirë, është mbështetur arsimi, andaj edhe sukseset nuk do të mungojnë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.