ARKATANA

Në Gjilan të enjten fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor‏

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit gjatë ditës së nesërme fillon me fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor për eliminimin e insekteve të cilat janë pengesë për qytetarët, veçanërisht gjatë kohëve të nxehta të verës, kur edhe lajmërohen në hapësirë gjithandej insekte të ndryshme, për të cilat është i domosdoshëm ky intervenim i kësaj natyre.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se pas fazës së parë e cila është kryer gjatë muajit qershor, vazhdon faza e dytë dezinsektimit.

United Hospital

“Faza e parë e dezinsektimit është kryer gjatë muajit qershor, dhe kështu do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë të këtij procesi. Gjendja në terren është përmirësuar menjëherë pas intervenimit të fazës së parë, por do të vazhdojmë konform kontratës edhe me fazën e dytë dhe të gjitha fazat tjera të cilat janë të parapara. I kemi tashmë prej kohësh të evidentuara edhe pikat më të ndjeshme që kërkojnë intervenim të menjëhershëm dhe gjatë ditës së nesërme, konkretisht në orën 20:00 të mbrëmjes për të vazhduar dy ditë me radhë”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Hajrullahu ka apeluar tek të gjithë bletarët, që për dy ditët e ardhshme t’i mbajnë të mbyllura bletët, ngase materia me të cilën bëhet dezinsektimi, mund të shkaktoj dëme në shoqëritë e bletëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.