Fundamenti

Në Gjilan sot marsh për të kundërshtuar ikjet nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të rinjtë e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Gjilan të dielën do të organizojnë një aktivitet simbolik për t’i kritikuar ikjet e të rinjve në mënyrë ilegale nga Kosova për në vendet e Bashkimit Europian si dhe mos intervenimin e Qeverisë për t’i krijuar kushte më të mira qytetarëve të saj, në mënyrë që mos të kërkojnë zgjidhje jashtë Kosovë.

Para Teatrit të Qytetit, të rinjtë e Komunës së Gjilanit, nën ombrellën e Këshillit, do të organizojnë një aktivitet simbolik ku do ta improvizojnë gjendjen e qytetarëve të ikur nga Kosova nëpër kampet e mbajtjes në shtetet e Bashkimit Evropian, thuhet në një komunikatë për medie të Këshillit.

Mobi Casa

Në të njëjtën kohë do të jetë edhe pema e mesazheve, ku kalimtarët e rastit do të kenë mundësi që të shkruajnë mesazhe kundër ikjes së të rinjve nga Kosova në mënyrë ilegale.

Një grup tjetër i Këshillit nga ora 12:00 do të nisen nga Universiteti Publik i Gjilanit në drejtim të kampit të improvizuar tek Teatri i qytetit duke bërë një marsh, si improvizim i rrugës së vështirë të qytetarëve gjatë ikjes nga Kosova./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.