Eko Higjiena

Në Gjilan shënohet simbolikisht Dita e Pavarësisë së SHBA-ve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit për nderë të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku edhe me “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar sot simbolikisht një koktej rasti me përfaqësues të ndryshëm nga jeta politike, shoqërore, kulturore, me përfaqësues të sigurisë, përfaqësues të ndryshëm vendor e ndërkombëtare, për të dhënë edhe nga kjo pjesë e Kosovës një mesazh urimi dhe feste për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vend që për çdo moment punon dhe transmeton paqe dhe demokraci në gjithë vendet e ndryshme të botës së mbar.

Në këtë ngjarje kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, ka uruar SHBA-të në përvjetorin e ditës së pavarësisë së tyre, njëkohësisht ka falënderuar për përkrahjen e dhënë për Kosovën në dekadat e fundit dhe viteve të mëhershme, duke theksuar në mënyrë telegrafike mbështetjen e vazhdueshme nëpër shumë procese të rëndësishme për vendin tonë dhe shtetet në tranzicion në rajonin tonë dhe në përgjithësi në gjithë botën ku kishte këso probleme për të mbjellur demokracinë të cilën e kanë përqafuar pothuajse numri më i madh i vendeve në rruzullin tokësor.

Uji Dea

Ndërsa nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, Ardian Rexhepi, ka falënderuar kryetarin Mustafa për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ai është ndjerë shumë i gëzuar edhe për atë që SHBA-të kanë bërë për lirinë e shtetit të Kosovës, i cili tashmë ka një rrugë të trasuar për integrimet në familjen e madhe të shteteve demokratike.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” i ka ndarë një mirënjohje në shenjë falënderimi, të tretën të kësaj natyre, kryetarit të Komunës Qemajl Mustafa për bashkëpunimin e ofruar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.