HW

Në Gjilan shënohet 20 vjetori i themelimit të shoqatës “Yarin”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën “Yarin”, kanë organizuar koncert për 20 vjetorin e themelimit të kësaj shoqate dhe njëkohësisht me pjesëmarrjen e grupit “Krizantem Quartet” nga Universiteti Trakya të Edirnes, universitet në të cilën Leyla Osmanzade-Erkin, qytetare nga Gjilani, është profesoreshë në këtë institucion dhe e shpërblyer si artistja e vitit 2018 në Kosovë e shpallur nga shoqata e artistëve turk në Kosovë.

Në këtë eveniment kulturor kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, përfaqësues të KFOR-it turk dhe pjesëmarrës të tjerë të shumtë.

Në fjalën e tij nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se Komuniteti turk në Gjilan është i integruar plotësisht në jetën shoqërore dhe njëkohësisht është kontribues i vazhdueshëm në të gjitha sferat në Gjilan.

FIDANISHTJA

Ai në emër të kryetarit të Komunës, ka ndarë një mirënjohje në shenjë falënderimi për shoqatën “Yarin”, e cila ka qenë organizatore dhe kontribuuese në shumë aktivitete brenda Komunës së Gjilanit, duke sjellë edhe donator të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për komunitetin dhe qytetarët në përgjithësi.

Kurse, në fjalën e tij ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, ka falënderuar institucionet lokale për bashkëpunimin që kanë me përfaqësuesit turk në Kosovë dhe për trajtimin e barabartë që e bëjnë ndaj komunitetit turk në këtë Komunë.

Ambasadori gjithashtu ka shprehur falënderimin e tij edhe për veprimtarinë të cilën e ka bërë deri më tani shoqata Yarin në fusha të ndryshme në Gjilan. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.