RCCOLA

Në Gjilan shënohen aktivitete për ditën e diabetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Sikur edhe në vitet e kaluara ashtu edhe këtë vit në kuadër të QKMF-se me aktivitete të ndryshme po shënohen ditët ndërkombëtare të sëmundjeve. Me aktivitete të ndryshme në këtë javë janë realizuar aktivitete të shumta për ditën ndërkombëtare të Diabetit.

Dita Botërore e Diabeti që të kremtohet sa më solemnisht Asociacioni i Diabetikëve të Kosovës vendosi ta shpallë këtë javë si java e diabetit me ç’rast çdo qendër e diabetit në pesë komuna të Kosovës ta ketë ditën e vet.

UBT

Qendra për Diabet në Gjilan e ndihmuar nga “grupi për edukim në komunitet” kremtoi festën gjatë mbrëmjes në një mënyrë shumë origjinale. Aktiviteti ishte për matjen e glikemisë (vlerat e sheqerit ne gjak) qytetareve të rastit në qendrën e madhe tregtare “Viva Fresh” në Gjilan. Glikemia është matur te 98 qytetarë të rastit që kishin dalë në këtë qendër ti kalojnë orët e mbrëmjes dhe me këtë rast u zbuluan 8 raste të reja. Atyre u është dhënë informata se ku mund ti kërkojnë shërbimet shëndetësore për trajtimin e vlerave të larta të glikemisë.

Në kuadër të kësaj ditë ndërkombëtare janë mbajtur edhe aktivitete të ndryshme nga grupi për edukim në komunitet. Gjithashtu janë bërë matje të gligemisë në të gjitha Qendrat e mjekësisë familjare në Gjilan për çdo qytetar rasti. Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë zbulimi i rasteve të reja./rajonipress/