Në Gjilan sekuestrohen armë dhe substanca narkotike
Gjilan – Në rrugën “Fuad Dibra” në Gjilan gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe 99 fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në rrugën “Avdulla Tahiri” po në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 1.5 gram sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


