RCCOLA

Në Gjilan rrahje, në Livoq vjedhje ari e para të gatshme

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në dy raste të ndara njëri në Gjilan e tjetri në Livoq të Ulët ka pasur rrahje dhe vjedhje. Në Gjilan është sulmuar fizikisht një qytetar nga dy persona kurse në Livoq në shtëpinë e një shqiptari hajnat kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ka pësuar lëndime të renda trupore njoftoj policia e Kosovës.

Fundamenti

Sipas policisë viktima ka pranuar tretmanin mjekësor në Emergjencën e Gjilanit dhe me pas është liruar.

Kurse rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit ku viktima mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç`rast kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga policia./rajonipress/