UBT

Në Gjilan promovohet libri i Nusret Pllanës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në teatrin e qytetit në Gjilan është promovuar libri ”Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, i autorit Nusret Pllana i cili përmban fotografi dhe legjenda nga gjenocidi serb i ushtruar mbi shqiptarët më shumë se një shekull.

Libri i Nusret Pllanës pasi ka përshkruar tërë botën ka zbritur edhe në Gjilan. Këtë nder autori Pllana tha se e ka bërë për tua përkujtuar qytetareve se terrori i Serbisë mbi shqiptarët ende nuk është vërtetuar e argumentuar sa duhet.

Veton Nevzadi drejtor për kulturë duke prezantuar librin tha se ky libër i bënë nder Gjilanit sepse janë pikërisht dëshmitë e Pllanës që sensibilizuan botën për vrasjet, masakrat e shkatërrimet që bëri Serbia në Kosovë.

Mobi Casa

Edhe Qemajl Mustafa tha se libri i Pllanës paraqet faktografi monumentale dhe është i ndërtuar në mënyrë sistematike, meqë ka grumbulluar materiale rreth luftës dhe krimeve serbe. “Pllana ka bërë disa filma ku edhe ne e kemi ndihmuar e përkrahur me mundësit e tona. Madje ai ka bërë një film të mrekullueshëm edhe për masakrën e Llashticës. Këto dëshmi të Pllanës e sanksionojnë meritueshëm Serbinë” tha Mustafa.

Publiku i pranishëm e ka parë edhe një film dokumentar që tregonte ecjet dhe vizitat e Pllanës për të paraqitur para vendeve më të civilizuara të botës librin e tij dhe ekspozitat e fotografive. Dokumentari prezantonte edhe njerëz me ndikim ndërkombëtar që kanë dhënë vlerësime pozitive për autorin dhe punën e tij.

Në fund autori ka bashkëbiseduar me publikun derisa tha se libri i tij shumë njerëz në perëndim i ka lënë pa frymë.”Është një gjenocid shekullor dhe ne ende nuk po mundemi ta plasojmë këtë krim që ka bërë Serbia. Mendoj se është e pafalshme që institucionet tona e heshtin dhe nuk e ndihmojnë çfarëdo lëvizje apo projekti kombëtar që prezanton në mënyrë faktografike këtë dhunë gjenocidiale që ka bërë Serbia mbi shqiptarët” tha Pllana./rajonipress/