Në Gjilan policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga dy serb
Gjilan – Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të huaja, në të ishin dy të dyshuar meshkuj sh/serb, gjatë kontrollit në një qante kanë gjetur një sasi me barëra të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Serbia.
Me urdhër të prokurorit barërat janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


