Hidromorava

Në Gjilan policia ka shqiptuar 1158 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin në trafikun rrugor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 26.05.2023-01.06.2023 në vazhdën e implementim i planit operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë (1158) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Hidromorava

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
  • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
  • Konfiskuar nëntëmbëdhjetë (19) patentë shofer,

Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/