RCCOLA

Në Gjilan policia dhe DKA Gjilan, debatojnë për realizimin e pilot projektit “Iniciativa për shkolla të sigurta”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi me stafin e tij kanë mbajtur takim me Drejtorin e DKA-së, Gjilan znj.Albana Demiri dhe Drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe të ulëta të komunës së Gjilanit.

Në këtë takim Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë në Kolonel Agron Rukiqi, i njoftoj te gjithë të pranishmit për aktivitet policore, gjendjen e sigurisë në shkolla, aktivitetet preventive që policia po ndërmerr për afrimin e sigurisë së nxënësve nëpër shkolla, për modalitetet e punës dhe bashkërendimit të aktiviteteve të policisë me përfaqësues dhe drejtues të shkollave në komunën e Gjilanit në tersi.

Në vazhdim Komandanti Stacionit të Policisë Major Agim Lipovica prezantoi aktivitetet e policisë për sigurinë në shkolla dhe punën një vjeçare për gjatë vitit shkollor 2002/23, në shkollat e komunës së Gjilanit.

Mobi Casa

Po ashtu në këtë takim pune Togeri Fatos Latifi, Koordinator për Projekte në Komunitet dhe Parandalim shpalosi pilot projektin “Iniciativa për shkolla të sigurta” themelimi i këshillave të sigurisë nëpër shkolla, rroli dhe rëndësia e këshillave në shkolla, mënyra e funksionimit të këshillave dhe misioni i tyre etj.

Aktivitetet e policisë për sigurinë në shkolla dhe bashkëpunimi i policisë me zyrtaret komunal të arsimit dhe stafit mësimor dhe drejtuesit e shkollave u vlerësua lartë nga drejtori i DKA-së, dhe drejtuesit e 8 shkollave të mesme dhe 23 shkollave fillore, dhe njiherit shprehin mirënjohje dhe falënderim për punën e policisë për sigurinë dhe aktivitetet policore që afrojnë shkollave në përgjithësi.

Në takim u diskutuan modalitete të reja rreth bashkëpunimit të policisë dhe drejtueseve te institucioneve komunale te arsimit dhe një zëri u zotuan për shtimin e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të afrimit të sigurisë së nxënësve dhe sigurisë së përgjithshme në shkolla e më gjerë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/