UBT

Në Gjilan policia arreston dy të dyshuar për posedim të kokainës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve Rajonale dhe njësitet tjera Mbështetëse, gjatë zbatimit të një plani veprues operativë në rrugën “Avdullah Tahiri” këtu në Gjilan kanë ndaluar veturën Golf 5 me targa 04 ku gjatë kontrollit tek njëri nga dy personat që ishin në veturë në xhepin e vogël të pantallonave ju është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e dyshuar të jetë Kokainë.

Gjatë kontrollit të detajuar të veturës nën ulësen e vozitësit është gjetur edhe një qese tjetër e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë po ashtu Kokainë.

Të dyshuarit janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe janë sjellë në Stacion Policor në Gjilan.

Mobi Casa

Substanca është konfiskuar, është bërë matja me peshore zyrtare dhe ka peshuar 2, 7 shtatë gram Kokainë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është lëshuar urdhër mbi ndalimin e të dyshuarve që të dy shqiptar shtetas të Kosovës për 48 orë. Rasti Po hetohet nga policia e Kosovës njësitet anti drogë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.