FITORJA

Në Gjilan po lind një grupim i ri, të shtunën themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Iniciues i këtij Grupi qytetar është profesori universitar Flamur Hyseni. Gjilani e ka rastin e fundit të merr situatën në dorë një grup i përbërë nga intelektual të mirëfilltë dhe njerëz me integritet profesional e kombëtar, për ta shpëtuar Gjilanin nga degradimi i mëtutjeshëm politik dhe institucional.

Nga e shtuna Gjilanit pritet t`i ndërrojë skena politike. Me iniciativën e Flamur Hysenit të shtunën pritet të themelohet Grupi Qytetar i Pavarur për Vetëqeverisjen e Gjilanit GQPVGJ.

Në krye të kësaj iniciative është profesori universitar Flamur Hyseni i cili edhe më herët ka shfaqur pretendimet e tij që të kyçet në skenën politike gjilanase.

Fundamenti

Dhe angazhimi i Flamur Hysenit dhe grupit që do të rrugëtojnë nga e shtuna, po priten me shumë admirim dhe interesim nga intelektualët gjilanas.

Gjilani edhe në rrafshin politik dhe në atë institucional po degradohet çdo ditë e më shumë. Gjilani ka mbetur qyteti më i pazhvilluar në Kosovë, krejt kjo si pasojë e një qeverisje së dobët dhe opozitës jo efikase.

Grupimi qytetar andaj mund ta kthejë në binar skenën politike gjilanase, duke ofruar rreth vetës njerëz me ndikim në të gjitha fushat dhe ftesa e Flamur Hysenit u është dërguar të gjithë atyre që mendojnë të japin kontributin e tyre për një Gjilan Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.