Mobi Casa

Në Gjilan përurohen bustet dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Gjilan sot janë përuruar bustet e Tefik dhe Hanumshahe Zymberi në 20-vjetorin e Betejes së Zhegocit, përkatësisht të rënies së tyre, organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, ku kanë marrë pjesë përpos strukturave komunale, edhe përfaqësues nga Qeveria, deputetë, nga policia dhe FSK.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha me këtë rast se gjaku i Tefik dhe Hanumshahe Zymberi u bë drita e lirisë së sotme.

“Këta dy dëshmorë, nuk kanë qenë vetëm të Karadakut e Gjilanit, por kanë qenë dhe do të mbeten të gjithë Kosovës. Republika jonë kurrë nuk do të zhbëhet, jo për shkakun tonë, por për shkak të themeleve që i kanë vënë me gjakun e tyre Tefiku e Hanumshahja dhe të gjithë dëshmorët e kombit. Përulemi përjetësisht para sakrificës së tyre”, ka thënë Ismajli.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, njëherit deputet i Kuvendit të Republikës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se kemi të bëjmë me një rast të veçantë të flijimit për liri që rrallë ndodhë në histori.

Hidromorava

“Pikërisht rënia e tyre ka bërë që të ngriten qindra e mijëra njerëz dhe të rreshtohen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e Nushit dhe Tefikut ka qenë një dhimbje e madhe për Brigadën 171 Kadri Zeka, për në vend të rënies së rënies së moralit, ka pasur një ngritje të urrejtjes ndaj armikut dhe një mobilizim më të madh. Dhimbja është kthyer në krenari dhe një angazhim shumë më të fuqishëm për t’i dhënë sulmin e fundit armikut”, ka thënë Isufi.

Në emër të familjes ka folur djali i dy dëshmorëve, Atdheu, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri dhe këshillin organizativ për iniciativën për ndërtimin e këtyre busteve.

Përndryshe, në mëngjes, nënkryetari Arbër Ismajli së bashku me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në shenjë nderimi për Betejen e Zhegocit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.