Eko Higjiena

Në Gjilan përgatitje të larta për testin e arritshmërisë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit me përgatitjet e bëra nga Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit në mbështetje të kryetarit Lutfi Haziri, sot është mbajtur testi i arritshmërisë, i cili është organizuar në shtatë qendra në qytet me gjithsej 77 paralele nga të gjitha shkollat e Gjilanit.

Në fjalën e saj gjatë vizitës me stafin e drejtorisë dhe të MASHT-it, ushtruesja e detyrës së drejtorit të arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri, ka thënë se falë angazhimit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe personelit nga DKA dhe MASHT-i, gjithçka ka nisur me kohë dhe konform rregullave të testimit.

“Është një test me rëndësi të madhe për nxënësit e shkollave tona. Të gjitha përgatitjet janë bërë në atë formë që gjithçka të jetë në rregull dhe sipas planifikimit. Gjilani ka 1446 nxënës të klasave të nënta që sot i nënshtrohen testimit të arritshmërisë, në shtatë qendra të testimit me gjithsej 77 paralele të komunitetit shqiptarë dhe dy të komunitetit turk”, ka thënë Kastrati-Haziri.

Eco Higjiena

Ajo më tej ka falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë nga Policia e Kosovës dhe gatishmërinë e kujdesit të shëndetësisë primare në Gjilan për shëndetin e nxënësve.

Kurse, drejtoresha e shkollës “Thimi Mitko”, Fitore Malaj, ka thënë se gjithçka ka qenë e përgatitur dhe e gatshme për ta organizuar testimin në këtë shkollë dhe nuk janë shënuar parregullsi, apo ngecje në organizim. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.