RCCOLA

Në Gjilan nuk pati asnjë flamur në shenjë falënderimi për SHBA-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në vend të urimit për qytetarët e Gjilanit, si anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, më shumë u ndjeva mllefosur për mungesën e organizimit të festimeve në qytetin e Gjilanit dhe sot një ditë pas, fajtor pse e lejuam këtë. Dje, në një ditë historike për Kosovën, Gjilani kishte një pamje të zakonshme. Kjo për shkak të inateve të pranimit të mosgatishmërisë për ta pranuar suksesin e tjetrit, sigurisht nga kryetari i komunës tonë ka shkruar Riza Abdyli.

Qeverisja komunale në krye me Lutfi Hazirin, kishte nisur një praktikë të festimit të ditëve të shteteve të huaja. Më kujtohet që e pata komentuar këtë iniciativë kur qyteti ishte mbushur me flamuj francezë.

Por çuditërisht kjo praktikë u ndërpre, ose të paktën, nuk vazhdoi ditën e djeshme, kur më shumë se kushdo tjetër, meritonte një falënderim SHBA-ja, për shkak të ndihmës së drejtpërdrejtë që na bëri në forcimin e shtetit, duke na e dhuruar arsenalin për ushtrinë dhe duke na mbështetur, e para në botë për avancimin e statusit të FSK-së.

Hidromorava

Kjo është një fitore për të gjithë, andaj, kryetari i komunës së Gjilanit nuk do të duhej të ndihej inferior karshi këtij suksesi, pavarësisht që nuk është pjesë e qeverisë. Ushtria i takon gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe është në mbrojtje të të gjithëve. Tentativa për ta anashkaluar këtë arritje, nga një komunë siç jemi ne, nuk ia zbeh as rëndësinë ushtrisë, as suksesin e qeverisë.

Të paktën të falënderohej SHBA-ja, me vendosje të flamujve në qytet. Nuk mund ta anashkalosh, t’i mbyllësh sytë apo ta mbulosh një sukses si ky. Kjo u tentua të bëhej fillimisht me disa kundërshtime, pastaj me lansimin e deklaratave ku shprehej dyshim e mosbesim, e në fund me disa aktivitete paralele e dedikime jo të duhura. Filozofi i madh gjerman Immanuel Kant ka thënë: Mosmirënjohja është esenca e poshtërsisë ka thwnw Riza Abdyli./rajonipress/