RCCOLA

Në Gjilan një tentim vrasje, kanosje me armë dhe konfiskim i narkotikëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën ”Fatmir Ibishi” në Gjilan ka ndodhur një tentim vrasje, në atë “Gjon Sereqi” një person nën ndikimin e alkoolit ka kanosur viktimën me armë zjarri, kurse në fshatin Petrit është konfiskuar mariuhanë e armë njoftoj policia e Kosovës.

Në rrugën “Fatmir Ibishi” në Gjilan sipas policisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht (me thikë) viktimën mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Mobi Casa

Kurse në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan ka ndodhur një kanosje me armë zjarri. Sipas policisë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma EKOL Special 99 kalibrit 9 mm, ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në fshatin Petrit të Gjilanit njësiti kundër trafikimit me narkotik ka bërë bastisje në lokalin e të dyshuarit mashkull shqiptar dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar 1720.7 gram marihuanë, katër revole(një armë me gas ME- 9 model kalibri 9 mm me një karikatorë, një armë EPS kalibër 6.35 mm dhe dy armë EKOL Special kalibër 9 mm , 76 fishek të llojeve të ndryshme si dhe disa gjëra të tjera./rajonipress/