Fundamenti

Në Gjilan nis trajnimi për prodhimin dhe paketimin e artizanatit bazë ekologjik

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në Gjilan në kuadër të projektit “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit, qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale”, sot ka filluar trajnimi tre ditor i sesionit të fundit të trajnimeve për artizanate nga rajoni i Gjilanit dhe rajonit të veriut të Maqedonisë Veriore.

Projekti është në përputhje me politikat kryesore të BE-së në sferat e konkurrueshmërisë dhe përfshirjes sociale.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, ka falënderuar zyrën e BE-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme financiare në këtë projekt dhe shumë të tjera që po realizohen në Komunën e Gjilanit.

Drejtoresha Tahiri ka thënë, gjithashtu, se Komuna e Gjilanit do të jetë e gatshme gjithmonë për bashkëfinancimin e projekteve që janë me interes të zhvillimit ekonomik lokal dhe bashkëpunimit ndërkufitar që përkthehet me gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Uji Dea

E nga ana e saj, menaxherja e projektit për Kosovë, Mediana Bislimi, ka potencuar se projekti ka ecur mjaftë mirë deri në këtë moment.

Ajo ka thënë se gjenerimi i të ardhurave të ndërmarrjeve të reja dhe atyre ndërmarrjeve artizanale kanë qëllim krijimin e strukturave mbështetëse të eksportit për artizanët në zonat ndërkufitare në formë të kooperativave, për mbështetje në projektimin, promovimin dhe shitjen.

Për ndryshe, deri më tani përmes këtij projekti janë mbajtur katër trajnime praktike, pastaj dy trajnime teorike, për të vazhduar sot ka me trajnimin treditor për prodhimin dhe paketimin e artizanatit bazë ekologjik deri te pajisja me mjete të punës për punë dore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.