Eko Higjiena

Në Gjilan nis “Java e Europës”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra për Integrime Evropiane në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci ka organizuar sot një trajnim për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët me qëllim që të pajisen me më shumë njohuri rreth migrimit ilegal dhe liberalizimit të vizave, që shënon edhe nisjes e “Javës së Europës” më një sërë aktivitetesh.

Zyrtari për Integrime Evropiane të Komunës së Gjilanit, Burim Elezi, i cili e ka hapur zyrtarisht “Javën e Europës”, ka falënderuar me këtë rast kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë për mbajtjen e këtij trajnimi dhe për aktivitet tjera që pritet të mbahen në ditët në vijim.

“Të dashur nxënës dhe studentë, nuk e thash rastësisht se Gjilanit po i kthehen aktivitetet si “Java e Evropës”, sepse Gjilani që nga viti 2004 kur edhe e ka marrë “Diplomën e Evropës” nga Këshilli i Evropës, sikur pati rënë në gjumë dhe kësaj sfere nuk i është kushtuar shumë rëndësi nga të tjerët, por me kthimin e tij në Gjilan, Lutfi Haziri i ka vënë në prioritet proceset integruese. Ky trajnim, që ka për qëllim që ju të pajiseni me më shumë njohuri rreth migrimit ilegal dhe liberalizimit që është ëndërr e kosovarëve, hapë sot Javën e Evropës në Gjilan”, ka thënë Elezi.

Uji Dea

Ai vuri në theks se sot kur me këtë trajnim po hapet “Java e Evropës” në Gjilan, është një ditë e veçantë për Kosovën sepse pikërisht sot Kosova nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, duke shtuar se ky është hapi më i rëndësishëm për një vend që aspiron familjen evropiane.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Selim Daku nga Qendra Kosovare për Diplomaci, sikurse edhe Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.

Ndryshe, në kuadër të “Javës së Europës” më 4 maj do të mbahet ligjëratë me nxënësit e shkollave të mesme nga Asociacioni Kosova Ansambël nga Franca me ligjërues Ilir Mustafën, sikurse edhe më 5 maj do të mbahet një ligjëratë e njëjtë me shërbyesit civil të Komunës së Gjilanit, ndërsa më 8 maj “Java e Europës” përmbyllet me konferencën “Migrimi Ilegal, Liberalizimi”, e cila mbahet në Universitetin “Kadri Zeka”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.