Uji Dea

Në Gjilan nis aktiviteti i madh humanitar “Dhuro…bëj të lumtur dikë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ka nisur sot në Gjilan aktiviteti i madh humanitar për “Dhuro…bëj të lumtur dikë”, i cili organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me qëllim që t’u dalë në ndihmë sa do pak njerëzve në nevojë, duke dhuruar rroba, veshmbathje për mosha të ndryshme, si dhe lodra për fëmijë.

Deri tani, qytetarët, Këshilli i Bashkësisë Islame dhe kompania “Durrësi”, kanë dhuruar më shumë se dy tonë veshmbathje për mosha të ndryshme.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim për solidaritetin, duke bërë thirrje që mbështetja për njerëzit në nevojë të vazhdoj gjatë tërë ditës sotme dhe në vazhdim.

FIDANISHTJA

“Me aktivitetin e sotëm, Gjilani po del të jetë qendra më e madhe administrative më sociale në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, i kemi ndërtuar 65 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale, i kemi renovuar 40 shtëpi dhe për 40 familje të tjera po paguajmë qira. Nuk duhet harruar edhe mbrëmjen humanitare për mbështetje ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, prej së cilës kanë përfituar organizatat që i trajtojnë këto raste. Jam krenar me solidaritetin e njerëzve të vullnetit të mirë”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

Ky aktivitet po mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit, në sheshin “Agim Ramadani”, në kuadër të Muajit të Mërgatës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.