Fundamenti

Në Gjilan ngritet flamuri me portretin dhe vargjet e Agim Ramadanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me idenë e vogëlushit nga Gjilani End Emini dhe me mbështetjen e kryetarit Lutfi Haziri, është ngritur sot flamuri me portretin dhe vargjet e dëshmorit të kombit “Agim Ramadani”, i cili qëndron pran shtatores së tij.

Flamurin me portretin dhe vargjet e Agimit e ngritën kryetari Lutfi Haziri, ideatori, End Emini, vajza e dëshmorit, Lorina dhe bashkëluftëtarët e Agimit, Bekim Arifi e Isa Agushi.

“Sot përmes këtij gjeniu të vogël, End Eminit, dhe familjarëve e bashkëluftëtarëve të Agim Ramdanit ne e ngritëm flamurin me himnin e këtij kolosi. Ky flamur tashmë i përket fëmijëve të Gjilanit të cilët janë bërë pjesë e programit tonë. Agim Ramadani e ka flamurin kombëtar, flamurin e Brigadës 138 të UÇK-së, flamurin e Gjilanit dhe prej sot e ka himnin për të gjithë ne, vargjet e tij të njohura dhe portretin e tij që do të pushojë përskaj shtatores së tij”, ka thënë me këtë rast kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

UBT

“I falemi Agimit për sakrificën e madhe, për fjalët e tij dhe për veprën e tij të madhe sikurse të gjithë dëshmorët e Gjilanit. Ai mbeti i treti në 100 vjet të historisë sinonim i lirisë dhe bashkimit të shqiptarëve kudo që janë, së bashku me Idriz Seferin e Mulla Idriz Gjilanin. Lavdi jetës dhe veprës së Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shtuar Haziri.

Ne këtë ceremoni ka folur edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, vajza e dëshmorit Agim Ramadani, Loria dhe ideatori i kësaj vepre, vogëlushi End Emini.

Ngritja e flamurit me portretin dhe vargjet e dëshmorit të kombit “Agim Ramadani” është bërë në 16-vjetorin e çlirimit të Gjilanit thuhet në njoftimin e komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.