FIDANISHTJA

Në Gjilan mbahet turneu mbarëkombëtar në futboll të femrave “Kupa e Pavarësisë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në shënim të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur turneu mbarëkombëtar në futboll të femrave “Kupa e Pavarësisë”.

Turneun, në të cilin kanë marrë marr pjesë KF “Intelektualet” nga Gjilani, KF Tirana, KF Tetova dhe KF Kosova (Prishtinë), e kanë shpallur të hapur kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini dhe udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha.

“Shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithëve 10-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe t’i falënderoj klubet e femrave për pjesëmarrjen në këtë turne. Gjatë këtij 10-vjeçari sporti në përgjithësi ka arritur suksese edhe në arenën ndërkombëtare. I dëshiroj suksese vajzave sot dhe uroj që edhe në të ardhmen të prezantoni vendin tuaj në arenën ndërkombëtare dhe të sillni trofe, qoftë në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, Gjilan e gjetiu”, tha Kurteshi Emini.

Uji Dea

Ky është turneu i parë i kësaj natyre në nivel të Republikës, ndërkaq është mbajtur në stadiumin ndihmës i cili është financuar nga Komisioni Europian.

Ndërkohë, gjatë ditës është paraparë të hapet Ekspozita kolektive e te rinjve në Shtëpinë e Rinisë (17:00), Ekspozita me fotografi nga Dita e Pavarësisë në Galerinë e Qytetit (18:00), përderisa në ora 19:00 jepet shfaqja “Një nate ne hotel”, në teatrin e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.