RCCOLA

Në Gjilan mbahet panairi me pjesëmarrës nga shumë biznese

/ 5 minuta lexim

Gjilan – Arsim Vranovci Drejtor Ekzekutiv në Global Counsulting & Development Associates, ka thënë se objektivi kryesor i këtij panairi është që të krijojë një rrjet të komunikimit dhe bashkëpunimit mes prodhuesve vendor (bizneset e komunave Dragash, Shtërpcë dhe Viti) me qytetarët e komunës së Gjilanit, si dhe promovimin e këtyre bizneseve në një treg të ri. Bizneset e komunës së Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë do të kenë një mundësi të madhe për të promovuar produktet e tyre dhe për t’i shitur ato tek blerësit në Gjilan, si dhe të krijojnë marrëveshje potencial me ndonjë prodhues/blerës tjetër.

Organizuar nga Global Counsulting & Development Associates-sh.p.k me seli në Gjilan, në kuadër të programit INTERDEV 2 të UNDP-së në Kosovë, si mbështetëse e projektit, të martën, në qendër të qytetit të Gjilanit, është hapur panairi ku i kanë ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre më se 30 biznese nga komuna e Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë.

Sipas organizatorit qëllimi i këtij organizimi ishte “Biznesi me konsumatorët – Panair”, midis bizneseve të tri rajoneve ekonomike të Kosovës (Dragash, Shtërpcë dhe Viti) të përfshirë në aktivitetet e bujqësisë, industrisë ushqimore dhe të gastronomi-turizëm dhe qytetarëve të komunës së Gjilanit.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, Valbona Tahiri tha se ka nderin që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutif Haziri, të bëjë hapjen e këtij panairi të bizneseve, i cili është i një rëndësie të veçantë pasi që ofron mundësi bizneseve vendore sidomos atyre lokale, por edhe nga komunat e rajonit.

Ajo tha se në periudhat e ndryshme të vitit, Komuna e Gjilanit organizon panaire të ndryshme duke mbështetur bizneset, promovimin e produkteve dhe aktivitetet e tyre afariste. Biznese këto nga sektor të ndryshëm, kryesisht agrobiznes, artizanate, turizën dhe gjithashtu duke organizuar edhe panaire të punës pasi që konsiderojnë se sektori privat është shtytësi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal.

Drejtoresha Tahiri tha se Komuna e Gjilanit përkrahë të gjitha aktivitetet, iniciativat të cilat kanë për synim përmirësimin e klimës e të bërit biznes, e të cilat kanë synim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë.

“Si nikoqir kemi ofruar hapësirën në qendër të qytetit të Gjilanit, sepse vlerësojmë se një aktivitet i tillë ofron një mundësi për gjitha bizneset edhe për rrjetëzim, vendosje të partneriteteve dhe kontakteve mes tyre”, ka thënë drejtoresha Tahiri.

Ndërsa, Mehmet Rashiti në emër të UNDP-së ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve që janë prezente sot në ketë panair e që janë partnerë të projektit INTERDEV , organizatorin Global Counsulting & Development Associates si dhe komunën e Gjilanit që ky panair të jetësohet.

Uji Dea

Ai shtoi se jo rastësisht kanë zgjedhur Komunën e Gjilanit që të realizohet një projekt i tillë, pasi është një mundësi e mirë e rritjes së partneritetit të bujqve apo fermerëve të tri komunave partnere në projekte.

Rashiti po ashtu tha se shpreson që në të ardhmen edhe Komuna e Gjilanit të jetë përfituese e një projekti të tillë dhe se ky partneritet i bujqve të zgjerohet, sidomos në rajonin e Gjilanit që vlerësohet rajon me potencial të madh të zhvillimit ekonomik.

Ai tha se dëshiron që të inkurajojë të gjitha bizneset që janë prezent në panair të shfrytëzojnë mundësitë jo vetëm me blerës potencial, por edhe me organizata, fermerë, partnerë të Komunës së Gjilanit që një bashkëpunim i tillë të merr përmasa të bashkëpunimit në baza permanente e jo bashkëpunim ad hoc.

Ndërsa, Arsim Vranovci Drejtor Ekzekutiv në Global Counsulting & Development Associates, ka thënë se objektivi kryesor i këtij panairi është që të krijojë një rrjet të komunikimit dhe bashkëpunimit mes prodhuesve vendor (bizneset e komunave Dragash, Shtërpcë dhe Viti) me qytetarët e komunës së Gjilanit, si dhe promovimin e këtyre bizneseve në një treg të ri.

Bizneset e komunës së Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë do të kenë një mundësi të madhe për të promovuar produktet e tyre dhe për t’i shitur ato tek blerësit në Gjilan, si dhe të krijojnë marrëveshje potencial me ndonjë prodhues/blerës tjetër.

Vranovci tha se Programi INTERDEV ka mundësuar realizimin e projekteve të tilla nëpër shumë vende, si Strugë, Gostivar, Pejë, Prizren dhe në vende tjera dhe tani po përmbyllet me Gjilanit, programi i fundit në këtë cikël i këtij programi./rajonipress/