Fundamenti

Në Gjilan mbahet konferenca informuese për zhvillimin e sektorit privat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Gjilan është organizuar konferenca informuese për zhvillimin e sektorit privat në këtë komunë, që është bashkorganizim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, theksoi se në këtë tryezë janë paraqitur dhe diskutuar sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal.

“Ishte një takim bukur i frytshëm, ku kishim një numër të madh biznesesh prezentë. Kjo ngjarje në kuadër të “Ditët e Biznesit të Vogël 2019” ka për qëllim të zhvilloj dialogun publiko- privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik”, tha Tahiri.

GRANDEMALL

Tahiri tha se është shumë e rëndësishme që ta kemi zërin e bizneseve lidhur me zonat e reja turistike, sikurse edhe në promovimin e infrastrukturës së bizneseve.

“Në tryezë diskutuam edhe për planifikimet që i ka Komuna dhe DZHE lidhur me aktivitetet të cilat planifikojmë t’i mbajmë gjatë vitit 2020 dhe planifikimin për Planin Zhvillimor Komunal”, tha ajo.

Gjatë vitit 2018, Komuna e Gjilanit ka organizuar katër aktivitete të përbashkëta me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, dy konferenca informuese me biznese, panairin me gratë artizane, sikurse që janë identifikuar edhe potencialet e turizmit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.