Fundamenti

Në Gjilan mbahet koncerti “T`i nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, në mbrëmjen e të dielës, në Gjilan, është mbajtur koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me masa anti-COVID-19, në sallën e teatrit të qytetit, kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike, të fushës së mjekësisë, kulturës e qytetarë të rëndomtë.

Të pranishmit kanë parë performancën fantastike të sopranos së Teatrit të Operës së Tiranës, Eva Golemi, të shoqëruar nga Genita Hoxha – piano dhe Mario Guralumi – violincelo.

Uji Dea

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, pasi falënderoi kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e ofruar në kalendarin e aktiviteteve për nder të muajit tetori rozë, ka thënë ky është kulmim i aktiviteteve në kuadër të shënimit të muajit rozë, duke shpresuar se sado pak kanë ndikuar në ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata “Ti nuk je vetëm”, përmbyllet më 30 tetor, me një ligjëratë këshilluese, e cila jepet online me fillim në ora 17:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.