HW

Në Gjilan mbahet festivali ANGROS, edicioni i parë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arti, muzika, ushqimet tradicionale dhe punëtori të ndryshme janë karakteristikë e këtij festivali i cili mbanë emrin nga antikiteti për lumin Morava. Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me “Balkan Union”, këtë vit prezantojnë festivalin veror “ANGROS” i cili po mbahet me 3, 4 dhe 5 gusht 2018.

Organizatorët kanë thënë se emri i këtij festivali “Angros” ishte emri i lumit Morava në antikitet.

“Ky festival është një iniciative e nxitur nga nevoja për aktivitete rekreative dhe edukative gjatë muajve të verës kur qyteti i Gjilanit ka ardhjen e qytetarëve të saj nga diaspora, pastaj kthimi i studentëve nëpër shtëpitë e tyre dhe mysafir të ndryshëm që japin një gjallëri të madhe dhe dinamikë jetës në Gjilan”, kanë thënë përgjegjësit nga festivali Angros.

Këtë vit mbahet edicioni i parë dhe ka një program mjaft të pasur me grupe të ndryshme muzikore dhe DJ, kuzhinë tradicionale dhe aktivitete e lojëra tjera interesante për vizitorët.

Si një ndër ngjarjet më të mëdha në qytet, festivali është kujdesur për të gjitha detajet në mënyrë që vizitorët të kenë rehati dhe siguri – ndërsa shijojnë aktivitetet dhe produktet më të mira të vendit.

ARKATANA

Në aspektin kulturor festivali Angros, është kujdesur që të pasqyroj autenticitetin dhe atributet unike të qytetit – përfshi edhe artistë të ndryshëm të vendit me prezantime dhe veprat e tyre.

Kjo mënyrë e ekspozimit të vlerave të qytetit përballë bashkatdhetarëve dhe në bashkëpunim me rininë gjilanase siguron që vlerat tona të promovohen edhe tek diaspora dhe kështu të kontribuojmë në bashkëpunim artistik e kulturor edhe me potencialin tonë në Evropë.

Hapja e festivalit gjatë ditës së djeshme kishte në vete Ekspozitën, pastaj Zumba dance, bende të ndryshme muzikore nga Gjilani, Kosova e Shqipëria.

Dita e sotme është përcjellë me ushqime tradicionale, pastaj organizimi i punëtorisë në fushën e Artit dhe riciklimit, në fushën e fotografisë, pastaj Stand Up comedy nga aktori, Avni Shkodra, Tanju Şerif, Dagg X base, Lilac, Leke dhe Toton nga Kosova.

Ndërsa, dita e nesërme 5 gusht pos tjerash ka edhe Yoga, Ushqimi tradicionale, Vazhdimi i punës së punëtorive, Poezi dhe përmbyllja e festivalit./rajonipresss/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.