Në Gjilan konfiskohen monedha të falsifikuara me vlerë 100 euro

Gjilan – Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara.
Parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/