ARKATANA

Në Gjilan katër raportime dhe dy raste të iniciuara si dhe një rast në Kamenicë për marrje ryshfeti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës, gjatë realizimit të planit operativ për zgjedhjet lokale-balotazhi 2021, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka iniciuar pesë (5) raste dhe ka trajtuar pesëdhjetë e katër (54) raportime në nivel vendi.

Bazuar në informacionet e siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, deri në mbylljen e qendrave të votimit janë trajtuar rastet sipas rajoneve; në Prishtinë (14) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Mitrovicë Jugu (3) raportime dhe (1) rast i iniciuar, në Pejë (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara, në Gjakovë (11) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Prizren (13) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Ferizaj (5) raportime dhe asnjë rast i iniciuar si dhe në Gjilan (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara.

Uji Dea

Rastet e iniciuara me vendim të prokurorëve kompetent janë pesë (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë “Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri “Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt, një rast në Viti – Gjilan “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, si dhe një rast Kamenicë-Gjilan “Dhënie dhe marrje e ryshfetit lidhur me votimin”, ku dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.