Në Gjilan kapet drogë, në Viti arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata

Gjilan – Sipas policisë së Kosovës në rrugën Hamdi Kurteshi në Gjilan është arrestuar një person tek i cili është gjetur substancë narkotike kurse në Viti dhe Pozharan janë arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata e Gjilanit.
Në rrugën Hamdi Kurteshi në Gjilan të enjten është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë rreth 13.5 gram. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu sipas policisë së Kosovës në fshatin Pozheran të Vitisë në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata themelore e Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Një arrestim tjetër ka ndodhur edhe në rrugën e Tiranës, në Viti ku në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/