Mobi Casa

Në Gjilan kapet drogë, në Përlepnicë konfiskohet një revole

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar TAXI në veturën e tij ka hipur një mashkull dhe kur ka dalë ka harruar një qese që ankuesi ka dyshuar se është substancë narkotike.

Sipas policisë pas verifikimit të substancës së dyshimtë ka rezultuar se bëhet fjalë për 171.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”.

Eco Higjiena

Kurse në fshatin Përlepnicë është arrestuar i dyshuari shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas e llojit “Magnum”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/