RCCOLA

Në Gjilan kapet drogë dhe armë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën “Bejnaze Kacabaqi” në Gjilan raportohet se në një kafiteri e cila gjendet në afërsi të shkollës se mesme janë bastisur disa persona me ç ’rast tek dy të dyshuara femra shqiptare janë gjetur dhe konfiskuar nëntë qese me substancë narkotike me peshë prej 15.1 gram që dyshohet të jetë e llojit„ Marihuanë “ njoftoj policia e Kosovës raporton rajonipress.

Sipas policisë me urdhër të Pakurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mobi Casa

Kurse në një rast tjetër në rrugën “Halil Alidemaj” në Gjilan pas hetimeve të zhvilluara të premten është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar si dhe është bastisur shtëpia e tij me ç’ rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë (një fishek i revoles TT, një fishek i karabinës dhe një i pushkës së gjuetisë).

Sipas policisë është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër mashkull shqiptar i cili gjendet në arrati, ku gjatë kontrollit është gjetur një pajisje elektronike – Diviari i kamerës së sigurisë. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./rajonipress/