RCCOLA

Në Gjilan kapen armë e narkotikë, në Viti arrestime për vuajtje të dënimit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan raportohet se është arrestuar një mashkull shqiptar pasiqë tek i njëjti gjatë një kontrolle është gjetur dhe konfiskuar një revole me gas me 16 fishek. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës.

Në një rast tjetër gjithashtu në Gjilan raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasiqë i njëjti është ndalur me një veturë civile dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike në peshë prej 1.3 gr. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Mobi Casa

Kurse në fshatin Gërmovë të Vitisë në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i dyshuari shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./rajonipress/