Hidromorava

Në Gjilan kapen 23 qese drogë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia ka arritur ti kap në flagrancë dy të dyshuar F.M. dhe B.A. që të dy nga Gjilani tek të cilët janë gjetur 23 qese drogë e llojit marihuanë tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit te Narkotikeve në Gjilan pas një hetimi detal dhe posedimit të informatave përmes rrugëve operative se të dyshuarit F. M. (1983) dhe B. A. (1993) dyshohet se posedojnë një sasi te substancës narkotike të llojit Marihuan ka bërë bastisjen e shtëpisë dhe objektet përcjellëse tek të cilët ka gjetur 23 qese drogë tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë.

Uji Dea

Hashani tha se gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit F. M. (1983) janë gjetur 23 qese të plasmanit me substancë narkotike që besohet të jetë e llojit Marihuan të përgatitura për shitje si dhe 4 fishek të kalibrit 7.62 mm të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe konfiskuar nga Krim Teknika Rajonale –Gjilan.

Gjatë matjes së substancës narkotike janë gjet 27.5 gram , në bazë të testit fushor ka rezultuar pozitiv në substancë narkotike të llojit Marihuan. Me vendim të prokurorit të dyshuarit ndalen për 48 orë deri në kompletim të lëndës . Lënda pas kompletimit me gjitha shkresat i dorëzohet për hetime të mëtutjeshme Prokurorisë së Qarkut tha Hashani./rajonipress/