Mobi Casa

Në Gjilan kamp i futbollit ndërkombëtarë, shpresë për talentët e rinj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për herë të parë dashamirët e futbollit në Gjilan e veçanërisht kategoritë e reja të futbollit për tri ditë radhazi me 23, 24 e 25 qershor, do të testohen nga menaxherët ndërkombëtar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kampi i futbollit do të jetë rajonal dhe ndërkombëtarë ku do të testohen grupmoshat nga mosha 15, 16, e 17 vjeç.

Për tri ditë radhazi stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë arenë e talentëve të futbollit ku do të përcjellën nga menaxherët të licencuar në FIFA nga Holanda, Italia, Franca, Maqedonia e Shqipëria.

Një mundësi të tillë e ka bërë ish futbollisti Gjilanas i cili një kohë të gjatë ka mbrojtur ngjyrat e C.Zvezdës së Gjilanit dhe Dritës i cili i pasionuar pas futbollit pas shumë kontakteve dhe përgatitjeve të cilat i ka pasur ka arritur që t`ju mundëson këtyre talentëve të shpalosin dijen e tyre futbollistike drejt arenës ndërkombëtare.

Uji Dea

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që në qytetin tim po organizohet një kamp i tillë, do të jetë me karakter ndërkombëtar të mbikëqyrur nga njerëzit të cilët anembanë botës nxjerrin talent të futbollit dhe kjo mundësi po ju jepet këtyre djelmoshave që në një ditë të afërt t`i mbrojnë ngjyrat e klubeve të mëdha evropiane”, ka bërë të ditur për rajoninpress Bunjaku.

Ish futbollisti Gjilanas thekson se si do të bëhet edhe përzgjedhja e talentëve të rinjë, “Do të bëjmë përpjekje të përzgjedhim më të mirët, dhe më të talentuarit këto gjëra do t`i vendosin këta trajner e menaxher të futbollit, do ta formojmë një skuadër të futbollit nga këta talent dhe pas një muaji me këta talent do t`i vizitojmë disa shtete perëndimore në disa turne të mëdha futbollistike dhe kanë rast këta djelmosha ta shpalosin tërë potencialin e tyre futbollistik sepse një mundësi e tillë nuk vjen çdo herë”.

Përkrahje Bunjaku ka marrë edhe nga Komuna e Gjilanit për shfrytëzimin e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe bën të ditur se është një interesim i jashtëzakonshëm nga mbar Republika e Kosovës dhe Rajoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.