ARKATANA

Në Gjilan inaugurohet shtëpia mobile e librit ABC

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është inauguruar sot në Gjilan shtëpia mobile e librit ABC, të cilën tash e tutje do ta shfrytëzojë librashitësi i njohur në Gjilan, Fehmi Halimi.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, e ka falënderuar klubin rotarian Gjilani për këtë projekt, duke thënë kjo shtëpi është shembull i mirë i kujdesit ndaj njerëzve

“E falënderoj klubin rotarian “Gjilani”, Gëzim Kllokoqin e Fadil Rrahmanin, me të cilët kemi punuar për rregullimin e shtëpisë së librit ABC bashkëqytetarin, bashkëveprimtarin dhe ish-të burgosurin politik të kohës, Fehmi Halimi. Do të bëjmë edhe shtëpi tjera dhe kënde të leximit, përfshirë edhe përfundimin e bibliotekës së fëmijëve në lagjen Dardania. Urime Fehmi sepse tashmë jeni bartës i librit në Gjilan”, ka thënë Haziri.

“Unë i ftoj dashamirët e librit që të vijnë e ta shohin librin, të blejnë libra e të sjellin libra sepse kjo shtëpi është shembull i mirë i kujdesit ndaj njerëzve që e duan librin dhe ndaj klubit të lexuesve në bibliotekën e Gjilanit”, shtoi kreu i Gjilanit.

HW

Gëzim Kllokoqi, president i klubit rotarian Gjilani, ka thënë se në bashkëpunim me Komunën e kanë gjetur vendin meritor për njeriun e librit në Gjilan, duke shtuar se do të vazhdojnë edhe me projekte të tjera të kësaj natyre në mënyrë që të mos shiten librat në rrugë.

Sekretari i klubit rotarian Gjilan, Fadil Rrahmani, që është edhe donatori i shtëpisë së librit ABC, ka shfaqur zotimin se do të vazhdojnë edhe më tutje me projekte të tjera në të mirë të komunitetit.

Kurse, librashitësi i njohur nga Gjilani, Fehmi Halimi, ka shprehur fjalë falënderimi për Komunën dhe këtë klub për mundësinë që ia kanë krijuar për shitjen e librave në këtë shtëpi.
“Tash e tutje nuk do t’i barti më librat me vete. Ju faleminderit shumë”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.