UBT

Në Gjilan inaugurohet shtëpia e Rexhep Kqikut, shkon në 160 numri i shtëpive të ndërtuara për familjet në nevojë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Është inauguruar sot shtëpia për familjen pesë anëtarësh të Rexhep Kqikut në Lagjen e Vishnjeve, në Gjilan.

Pas ceremonisë së inaugurimit, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të kryetarit Haziri, tha se ndjehet i lumtur dhe falënderues ndaj donatorëve që në afat rekord ë bën me kulm mbi kohë familjen Kqiku.

“Me nismën dhe kontributin e jashtëzakonshëm investiv të Jakup Shabani dhe Gazmend Shabani, sot është bërë përurimi i shtëpisë së re të Rexhep Kqiku, ku me humanizmin e jashtëzakonshëm, kjo familje u bë me kulm mbi kokë. Po ashtu, ka qenë një mobilizim i jashtëzakonshëm i vullnetmirëve për ta përfunduar këtë punë. Me angazhim e mobilizim të njerëzve të mirë u arrit një nga momentet më të rëndësishme për familjen Kqiku”, ka thënë Ismajli, i cili ka falënderuar edhe disa donatorë të tjerë.

“Një falënderim i jashtëzakonshëm shkon edhe për donatorët tjerë, siç janë: Avdi Sadiku nga Shtimja i cili u përkujdes për të gjithë fasadën e shtëpisë, Edmond Shkodra, me zemrën e tij të madhe i cili u përkujdes për dritaret e shtëpisë, Besart Abazi nga Shtimja i cili kontribuoi me 1000 franga zvicerane, Dardan Osmani nga Lipjani me 200 franga, Shefqet Isufi i cili u përkujdes për laminatin e shtëpisë, mulla Xhemush Biçku nga Kamenica i cili u përkujdes për rregullimin e banjove dhe hapjen e bunarit, Ejup Ajvazi nga Gjilani, i cili kontribuoi me 2045 euro, si dhe kompaninë “Biti Com” e cila u përkujdes për një pjesë të materialit. Përkujdesja e punëve të shtëpisë ka qenë nën mbikëqyrjen e Armend Shabanit, i cili pareshtur u angazhua maksimalisht në finalizimin e këtij rezultati”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Uji Dea

Në emër të familjes Shabani ka folur Milaimi, i cili tha se ndjehet mirë që kjo familje u bë me kulm mbi kokë, derisa falënderues për ndërtimin e shtëpisë është shprehur edhe kryefamiljari, Rexhep Kqiku.

Në fund, nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur që ndërtimi i kësaj shtëpie e kalon shifrën 160 që është ndërtuar në Gjilan brenda gjashtë vjetësh për familjet në nevojë, pas iniciativës së kryetarit Lutfi Haziri, në mbrëmjen e parë humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, në tetorin e vitit 2014.

Përndryshe, gurthemeli i kësaj shtëpie është vënë më 9 tetor të vitit 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.