Mobi Casa

Në Gjilan hapet sot edicioni i dytë i festivalit ANGROS

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dhënë mbështetjen e tij për festivalin ANGROS, emër ky nga antikiteti për Lumin Morava, që hapet sot duke shënuar kështu edicionin e dytë këtë vit dhe e karakterizojnë gërshetimi i artit, muzikës, ushqimeve tradicionale dhe punëtori të ndryshme duke e bërë unik për këtë regjion, për mënyrën e organizimit dhe gjithepërfshirjen e pjesëmarrjes.

Organizator i festivalit është Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me “Balkan Union”, që këtë vit do të mbahet për dy ditë me radhë.

United Hospital

Haziri ka uruar që fillimi i këtij festivali për këtë vit të jetë i mbarë dhe me pjesëmarrje të gjerë të artistëve dhe pjesëmarrësve të tjerë përtej regjionit të Gjilanit.
“E uroj ekipin organizator për punën që po bëjnë në vazhdimësinë e festivalit. Ky është viti i dytë që po organizohet dhe do të jetë gjithnjë mbështetja që ky festival në të ardhmen edhe më tej të ketë zgjerimin e tij si në kohë, ashtu edhe në zgjerim të pjesëmarrjes në fushën e artit dhe lëmive të tjera kulturore. Gjilani është qendër e kulturës dhe ky epitet është dëshmuar me organizime të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin e gjerë artistik”, ka thënë Lutfi Haziri.

Hapja e festivalit bëhet sot në orën 17:00 dhe do të vazhdoj deri në mbrëmjen e vonë të ditës së nesërme, ku do të ketë hapësirën e mjaftueshme dhe nis me kohën për fëmijë. Për të përfunduar ditën e nesërme me organizimin e grupit të mirënjohur “Jericho”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.