Uji Dea

Në Gjilan hapet qendra për promovimin e vlerave “The Bridge”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në Gjilan është hapur qendra “The Bridge”, e cila do të promovojë vlera dhe do të shërbej si model i vullnetarizmit në komunë dhe më gjerë.

Ron Ramsey, drejtor i OJQ AGAPE, në rastin e hapjes së qendrës “The Bridge”, tha se beson që që “të gjithë njerëzit, pavarësisht nga raca, feja ose përkatësia etnike, janë të dashur në mënyrë të barabartë nga Perëndia ynë i cili i krijoi ata”.

“Ne besojmë në ndërtimin e urave për të shpresuar, sepse njerëzit janë të vlefshëm dhe që jetët e transformuara rivendosin komunitetet”, tha ai.

United Hospital

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka thënë me këtë rast se kjo qendër e ka përkrahjen e plotë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri , sepse përmes aktiviteteve të saja, do të kontribuoj në fusha të ndryshme të zhvillimit si arsim, shëndetësi, ambient etj.

“The Bridge” është pjesë e OJQ AGAPE, e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim. Nëpërmjet AGAPE, ofrohen programe cilësore si kurse të gjuhës angleze, zhvillimin e karrierës, biznesit, këshillim për shëndetin mendor dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme, së bashku me trajnime dhe seminare të tjera të dëshiruara nga komuniteti rreth nesh.

“The Bridge” gjendet në Kompleksin “Fitorja” në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.