KKVITI

Në Gjilan hapet Panairi vjeshtor për zejet dhe gratë ndërmarrëse

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është hapur të enjten në Gjilan Panairi vjeshtor për zejet dhe gratë ndërmarrëse, organizuar nga OJQ Gruaja Hyjnore dhe e përkrahur nga Komuna e Gjilanit. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, tha se edhe ky panair tregon angazhimin dhe interesimin që t’i mbështesin këto aktivitete.

“Panairi vjeshtor për zejet dhe gratë ndërmarrëse, vërtet tregon angazhimin tonë dhe interesimin që të mbështesim këto aktivitete, edhe te punëtoritë e zejeve dhe tek prodhimi ku gratë udhëheqin dhe janë ndërmarrëse. Ne e kemi pasur në fokus gjatë këtyre viteve stimulimin dhe mbështetjen përmes programeve të veçanta që përfshihen edhe start-up, në mënyrë që të që të pavarësohet dhe të stimulohet prodhimi i vendit”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Drejtoresha e OJQ Gruaja Hyjnore, Arjeta Maka, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për mbështetjen, tha se ky Panair është organizuar në mbështetje ndaj grave për fuqizimin ekonomik të tyre, duke prezantuar dhe shitur produktet e tyre.

Për të gjithë të interesuarit, Panairi vjeshtor për zejet do të jetë i hapur për tri ditë me radhë, në të cilin po marrin pjesë 15 biznese, kryesisht gra ndërmarrëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.