United Hospital

Në Gjilan hapet Panairi i Punës, 40 kompani ofrojnë 500 vende pune

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është hapur të enjten në Gjilan Panairi i Punës, i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunës së Gjilanit, Agjencinë Për Zhvillim Rajonal – Lindje dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka bërë të ditur se ky është edicioni i dyte i panairit, ku takohet oferta dhe kërkesa dhe nga 40 kompani pjesëmarrëse nga sektorë të ndryshëm, ofrojnë rreth 500 vende pune.

“Kompanitë private janë konsumatori më i madh i punësimit, konsumatori më i madh i rekrutimit të burimeve njerëzore të kapitalit human dhe pa dilemë kërkojnë njerëz të përgatitur dhe profesional, në mënyre që të realizohen objektivat e secilit ndërmarrës dhe të një punëkërkuesi në vetvete. Ky panair po dëshmon se ka vende pune në ndërmarrjet e komunës së Gjilanit dhe kohëve të fundit mundësitë për të përgatitur profesionalisht një punëkërkues janë shumë më të mëdha duke ju falënderuar partnereve tanë MPMS, GIZ dhe të tjerëve”, ka thënë Tahiri.

Ajo tha se Komuna do të vazhdoj të realizoj aktivitete më qellim koordinimin dhe ndërlidhjen me tregun e punës si dhe promovimit të shkathtësive të punës.

KKVITI

Drejtori i Qendrës për Punësim në Gjilan, Xhevat Aliu, tha se përmes këtij panairi, bizneset po ofrojnë vende pune për angazhim të fuqisë punëtore, duke shtuar se në këto rrethana të papunësisë, po ndikohet direkt në përmirësimin e gjendjes socio – ekonomike.

Klaus Bader – Labarre, nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), pasi ka falënderuar kryetarin e Gjilanit dhe akterët tjerë për ndihmën e dhënë për këtë panair, theksoi se që i organizimit të përbashkët i këtij panairi, është që t’i bashkojë punëdhënësit dhe punëkërkuesit.

“Është kënaqësi që kësaj radhe po bëhet e mundur, që në bashkëpunim me MMPS, të bëhet subvencionimi i praktikës në punë prej 6 muajve dhe tre muaj trajnim në vend të punës me pagesë”, ka thënë Bader – Labarre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.