RCCOLA

Në Gjilan hapet Panairi i librit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Të enjten në Gjilan është hapur Panairi i librit, i 41-ti me radhë, ku po marrin pjesë shtëpi botuese nga të gjitha trevat shqiptare. Gjilani pos që po e ruan një traditë të gjatë të prezantimit të librit, po bëhet edhe një shembull i mirë i organizimit të panaireve të librit dhe jetës kulturore, me karakter regjional e kombëtar.

Panairin, i cili organizohet nga Ministria e Kulturës, Drejtoria e Kulturës dhe Biblioteka Ndërkomunale në Gjilan, e ka shpallur të hapur Veton Nevzadi, drejtor për Kulturë.

Nevzadi ka thënë se Panairi është një festë e librit në Gjilan dhe është një respekt për librin, krijuesit dhe lexuesit dhe u ka dëshiruar atyre shoqërim të mirë gjatë këtyre ditëve sa zgjat ky manifestim i librit.

Mobi Casa

Ai është shprehur i kënaqur që Gjilani e ka ruajtur këtë manifestim të librit, si mundësi për të bashkuar në një vend botuesit, krijuesit dhe lexuesit, por edhe për t`iu ofruar atyre një mundësi që t`i blejnë titujt më të ri me çmime më të lira.

Apostol Duka, botues nga Shqipëria tha se kjo është hera e 15-të që marrin pjesë në panairin e librit në Gjilan dhe kësaj here, sikurse edhe viteve tjera kanë sjellë librat në të mirë të botuar në Shqipëri. Në Gjilan nuk vijmë për të shitur, por më tepër vijmë këtu për të bërë histori në panairin e librit, ka thënë Duka.

Ndryshe, Panairi i Librit do të ketë edhe manifestime përcjellëse, përfshirë promovimin e tri veprave të autorëve Gjergj Gjergji, Hysen Kçikut dhe Islam Osmanit. /rajonipress/