ARKATANA

Në Gjilan hapet Panairi i 43-të i librit “Gjilani 2015”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është hapur sot në Gjilan Panairi i 43-të i librit “Gjilani 2015”, në të cilin ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, përfaqësues të shtëpive botuese, përfaqësues nga rektorati, nga institucionet tjera si dhe qytetarë të interesuar.

Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se në këtë ditë të nxehtë, shkrimtarët po e freskojnë me librat dhe biografitë e pasur të tyre.

“Në këtë nxehtë të madh të Panairit të Gjilanit, jam i nderuar që me librat tuaj keni sjellë freski në Gjilan, për këtë angazhim dhe këtë biografi të pasur që e keni. Falënderoj punëtorët e bibliotekës për angazhimin e madh dhe zyrtarët tanë që kanë punuar për panairin e librit në Gjilan dhe në shenjë respekti dhe pritjes për bashkatdhetarët tanë”, u shpreh Haziri.

Kryetari i Gjilanit tha se në këtë vit institucionet komunale e rrisin çmimin e blerjes së librave në 4 mijë euro në mënyrë që prej foshnjoreve, shkollave dhe bibliotekës, Komunës dhe institucioneve tjera, t’u ofrojmë libra të reja dhe libra që kanë mungesë.
Në këtë ngjarje, fjalë rasti pati edhe rektori i UPGJ “Kadri Zeka”, Naim Syla, tha se ndjehet krenar që është pjesë e kësaj feste të librit, duke shtuar se në këtë universitet pretendojnë që libri të jetë letërnjoftim i Universitetit dhe kryefjalë të jetë libri, dija dhe cilësia.

Anton Nikë Berisha, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”

ARKATANA

Ndërkohë, me vendim të jurisë profesionale në përbërje Nihas Sopaj, Sabile Keqmezi –Basha dhe poeti Ramadan Musliu, në këtë panair fitues çmimit letrar “Beqir Musliu” është shpallur prof. Anton Nikë Berisha për vepër jetësore.

Në këtë ngjarje u tha se vepra e gjithëmbarshme letrare të studiuesit dhe shkrimtarit Berisha është e pasur dhe e veçantë, ku mbi 100 vepra me ribotime u ka dhuruar lexuesve.

“Gjilani sot shënon emrin tuaj, në radhën e shkrimtarëve që e ka marrë çmimin e “Beqir Musliut” dhe këtë emër ne do ta ruajmë me kujdesin më të madh dhe me nderin më të madh ndaj jush”, u shpreh kryetari Haziri, pasi ia dorëzoi çmimin “Beqir Musliu”shkrimtarit Anton Nikë Berisha.

Nga ana e tij, prof. Anton Nikë Berisha, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe jurinë profesionale për vlerësimin e punës së tij, ku ka krijuar mbi 100 libra.
Ndryshe, Panairi i 43-të i librit “Gjilani 2015” do të zgjas tri ditë me radhë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.