Uji Dea

Në Gjilan hapet ekspozita “Shpirti i ekspozuar”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në muzeun e qytetit të Gjilanit, u mbajt ekspozita e pesë nxënësve të shkollës së arteve pamore “Adem Kastrati”, e cila gërshetoi tri mediume të artit, poezinë, kaliografinë dhe ilustrimin.

Nxënësit Mirjeta Keka, Albina Avdiji, Kaltrina Maliqi, Albnor Sejdiu dhe Ermira Demolli, shpërfaqën prirjet e tyre përmes mediumeve të caktuara artistike nga letërsia dhe arti pamor, ku secila poezi është përcjellë me ilustrim dhe bukurshkrim, disiplina dhe talenti i tyre të veçantë, për të cilën, shquhen këta nxënës.

Aktiviteti u realizua me prani të kufizuar të nxënësve, mësimdhënësve, përfaqësuesve të DKA-së dhe Muzeut të Qytetit.

Drejtori i shkollës, Roland Masurica, në hapje të kësaj ekspozite, falënderoi të gjithë të pranishmit, me ç’rast uroi autorët e ekspozitës për kreativitetin e tyre artistik dhe njëherësh duke inkurajuar të gjithë të rinjtë të cilët artin e përcaktojnë si udhërrëfyes në karrierë.

Masurica potencoi se tashmë Galeria e Arteve Pamore është në përfundim të punimeve finale dhe po bëhet një realitet, të cilën do ta gëzoj komuniteti artistik.

HW

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, u shpreh i ngazëllyer me këtë paraqitje të nxënësve të shkollës së arteve, duke theksuar se Drejtoria Komunale e Arsimit do të jetë gjithnjë në mbështetje të nxënësve dhe aktivizimit të tyre, të cilët përmes talentit dhe prirjeve na ofrojnë lumturinë.

Ndërsa, drejtoresha e muzeut të qytetit, Gjylishene Berisha, nga këndvështrimi i një gjuhëtareje e vlerësoi lart punën e nxënësve, duke shtuar se muzeu i qytetit do të jetë gjithherë hapësirë e cila promovon vlera kulturore dhe artistike.

Profesor Jeton Rexhepi, kryetar i aktivit profesional të shkollës së arteve, uroi nxënësit pjesëmarrës në këtë ekspozitë, të cilët, sipas tij, treguan pjekuri artistike.

Ekspozita do të mbetet e hapur për vizitorë deri më 2 prill./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.