United Hospital

Në Gjilan hapet ekspozita që simbolizon lirinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit aktiviteti tjetër në shënim të Ditëve të Lirisë, ishte edhe ekspozita kolektive e krijuesve gjilanas të cilët kanë paraqitur në forma dhe teknika të ndryshme gjendjen e vështirë të Kosovës para dhe gjatë luftës, por edhe lirinë që është elementi kryesor i jetës normale në demokraci.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, e cila ka marrë pjesë në hapjen e kësaj ekspozite, ka thënë se brusha dhe dora e artistit më së miri paraqet gjendjen në të cilën ka qenë Kosova dhe atë se ku do të jetë gjatë të ardhmes.

FIDANISHTJA

“Kjo ekspozitë është e hapur gjatë gjithë kohës nga sot deri më 15 qershor. Është me vepra të ndryshme dhe në teknika të ndryshme. Jemi krenar me angazhimin dhe punën e bërë në rrugën e promovimit të vlerave të mirëfillta dhe paraqitjes së realitetit përmes artit. Gjendja në të cilën ishim para 19 vjetësh, sigurisht që secili e kujton sikur të ishte brenda çastit. Në këto punime secili e gjenë veten sepse të gjithë kemi qenë pjesë e shtypjes, e okupimit e dhimbjeve, e vështirësitë e çka jo tjetër”, ka thënë kryesuesja Kurteshi-Emini.

Ajo gjithashtu ka ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ekspozitë, por edhe të jenë pjesë e takimeve dhe aktiviteteve të shumta për të shënuar në mënyrë sa më masovike Ditët e Festës së Çlirimit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.